Emra fëmijësh shqiptarë
Emrat e fëmijëve sot po bëhen gjithnjë e më shumë modernë. Nuk ka më fëmijë që marrin emrin e gjyshit apo të gjyshes. Edhe në të tilla raste, emri deformohet pak sa për t'i dhënë një ngjyresë moderne. Dhe pa e kuptuar prindërit kanë kontriubuar në një traditë të re, që aktualisht nuk mund të quhet traditë. Por, fenomenet më të përhapura pas një dekade mund të kthehen në traditat e së ardhmes. Nuk janë të shumtë ata që zgjedhin t'i thërrasin fëmijët e tyre me emra shqiptarë. Sot, emrat më të përdorur dhe më të bukurit ndër ato me kuptim në shqip janë: Besa, Fatmali, Vesa, Bora, Perla, Rubini, Shendi, Era e ndonjë tjetër që edhe mund ta kemi harruar. Edhe Ylli, Pranvera dhe Miri, thuajse, po dalin nga moda.
Sot fëmijët i kanë emrat si dhuratë e ndonjë filmi, telenovele, seriali. Ka nga ata që i kërkojnë emrat e fëmijëve të tyre edhe në portalet sociale. Prindërit sot kanë mundësi të nxjerrin një status në Facebook apo Twitter për të hapur një stedë sugjerimesh për emrin e fëmijës së tyre. Një lajmërim në portalin social Facebook na shtyu të lexonim të gjithë komentet e statusit. Kërkoheshin dy emra, për dy binjakë, një djalë dhe një vajzë. Pothuajse, vetëm 5 % e komentuesëve sugjeronin emra që kanë një kuptim të bukur në shqip. Pjesa tjetër preferonin emrat që vinin nga Bibla, kryesisht emra që tingëllonin shumë latine dhe katolike, emra që vinin nga bota antike greke, pra emra ortodoksë dhe emra që vinin nga telenovelat e sotme turke. Thuajse të gjithë personazhet e romaneve klasikë nuk preferohen më. Në asnjë koment nuk kishte sugjerime që vinin nga kryeveprat klasike. Nuk ka më Ana dhe as Ema, nuk ka më Martin dhe as Xhoni.
Kishte nga ata që sugjeronin emra kishtarë në masë si emrin Maria ose Sara për vajzat dhe David ose Francesk për djemtë. Emrat e letërsisë antike greke ishin po aq të preferuar. Dionis, perëndia në emër të të cilit thuren ende festa madhështore, Elektra, Sofi, Kasandra, personazhe të fuqishme të letërsisë antike greke ishin disa prej emrave të sugjeruar. Ama, shumë seriozisht, e kishin marrë edhe ndjekësit e telenovelave turke. Emri i preferuar që dilte nga këto telenovela ishte Ezel, Bahar dhe Ejshan. Kishte nga ata që replikonin ndoshta edhe me ironi suke shkruar se edhe Xhengizi me Menekshenë apo Gymyshi me Mehmetin mund të jenë emra shumë të bukur për një djalë dhe një vajzë binjake.
E megjithatë, mes qindra komenteve gjetëm edhe emra shqiptarë. Emrat më të bukur shqiptarë të sugjeruar për dy binjakë, për një djalë dhe një vajzë, për një vëlla dhe një motër ishin Rubini dhe Perla. Sigurisht që shumë të bukur ishin edhe emrat Buna dhe Drini, Bora dhe Shendi, Jona dhe Fatmali, Ilir dhe Amla.
Kur gjendja civile e kryeqytetit u pyet për emrat e fëmijëve të sotëm, të gjitha punonjëset deklaruan që vetëm 5-7 për qind e prindërve shqiptarë i vënë fëmijëve të tyre një emër që ka kuptim në shqip. Punonjëset na deklaruan se ka edhe nga ata që i vendosin fëmijëve të tyre edhe emra si Robert, Xhoni Fiona apo Aron që as në ndonjë gjuhë të botës nuk është se kanë një kuptim të veçantë.
E ndërkohë, që në Shqipëri gjithnjë e më tepër fëmijët e sapolindur po marrin emra të huaj, Kosova, shteti më i ri në botë dhe fqinji jonë më i mirë duket po e ruan traditën edhe më mirë se ne. Emrat e shqiptarëve të Kosovës në shumicën e rasteve mund të jenë edhe qytetet shqiptare, si Saranda, Vlora, Berati apo Gjirokastra. Në shumicën e rasteve zgjidhen vendet bregdetare. Fisnik, Gëzim, Shpëtim, Ermira, Fjolla apo Besarta janë emra shumë të përdorur në Kosovë.
Neni 56 i ligjit nr. 10129 "Për gjendjen civile"
- Nëpunësi i gjendjes civile pasqyron në aktin e lindjes emrin, që dëshirojnë prindërit e fëmijës, përveç emrave të papërshtatshëm.
- Refuzimi i regjistrimit të emrit të caktuar mund të kundërshtohet në organet gjyqësore.
- Kur prindërit nuk bien dakord, nëpunësi i gjendjes civile cakton një emër, me shënimin në kllapa "i përkohshëm", deri në zgjidhjen e konfliktit nga gjykata.
- Kur shkaku ka lindur pas regjistrimit të emrit, nuk ka papërshtatshmëri, sipas këtij ligji.
- Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, kur konstaton një emër të papërshtatshëm, ka të drejtë të kërkojë ndryshimin e tij me vendim gjyqësor.
Në të gjithë botën ekziston një listë me emra të ndaluar, njëlloj si edhe në Shqipëri. Në çdo gjendje civile në Shqipëri mund të gjesh një listë me emrat e papërshtatshëm, ose siç i quajnë ndryshe punjonjëset e një gjendjeje cilive, antroponime.
Ankim
Aranxhata
Avash
Bretk
Berr
Burgim
Ballokume
Car
Cub
Currane
Currele
Careva
Carina
Çbane
Dert
Derman
Dovlet
Durak
Ekran
Eros
Ferman
Federate
Fodulle
Gazep
Gallata
Gabime
Groshe
Gjezap
Hyzmet
Hiçe
Hafije
Helme
Ironi
Jermësine
Keqan
Keqe
Krajlice
Levere
Meze
Mëshire
Mjafte
Mjaftime
Mjaftoni
Mbarime
Mbete
Mbylle
Marrëzie
Ndalime
Pikëllime
Pafate
Pserdhe
Rike
Rakita
Spece
Sose
Stenate
Sherre
Shkurte
Shkurtime
Vajtime
Xhenaze
Zehere
Në Kosovë vitin e kaluar u shpall konkursi për emrin më interesant shqiptar. Të gjithë ata që donin të konkurronin mjafton të sillnin një dokument identifikimi. Fituesi i këtij konkursi ishte një burrë që sot është një gjashtëdhjetë e tetë vjeçar shumë i mbajtur. Ai quhej Bubrec, e në fakt të gjithë ata që e dëgjuan u çuditën sapo e dëgjuan. Emri i tij është shumë i radhë. As vetë Bubreci nuk dinte ta shpjegonte pse quhej kështu kur e pyetën. Ndërsa nga emrat e femrave u zgjodh Filane Fisteku.
Thuajse në të gjithë botën ekziston një listë me emra të ndaluar. Më i lirë njeriu mund të gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty askush nuk është i detyruar t'i japë llogari shtetit për emrin që i vendos fëmijës së tij. Një nga vendet më të rrepta, një nga vendet që lë më pak liri zgjedhjeje për emrin e fëmijës së sapolindur është Zelanda e Re. Ky shtet ka një listë prej 102 emrash të ndaluar dhe përveç tyre në këtë shtet janë të ndaluar emrat Lucifer dhe Messiah, si dhe emrat thjesht me një shkronjë "C" apo "T", sigurisht edhe emrat numra. Violence, Baron, Bishop, Duke, Judge, Justice, King, Knight (Dhunë, Baron, Peshkop, Dukë, Gjykatës, Drejtësi, Mbret, Kalorës) janë emra të ndaluar në Zelandën e Re. Edhe në Rumani ka emra të ndaluar. Polic, Tarzan, Herkul e disa heronj të tjerë vrastar janë të ndaluar. Në Shqipëri emrat e ndaluar janë gjendjet emocionale si Trishtime, Pikëllime, Vajtime dhe emrat e ushqimeve si Spece, Meze apo Groshe.
Emrat më të çuditshëm në botë i kanë amerikanët dhe anglezët që emrat King, Duke dhe Dick janë shumë të përhapur. Të tre këto emra nuk do të pranoheshin në Zelandën e Re, madje njëri prej tyre nuk do të ishte i përshtatshëm as në Shqipërinë, që kohët e fundit po sillet pak si shumë moderne. David dhe Victoria Beckam i kanë vendosur vajzës së tyre emrin Harper 7. Një numër pas emrit është thuajse i papranueshëm në të gjitha vendet e botës, por çifti Beckam edhe këtë rast ka vendosur që të tregohet i veçantë në përzgjedhje duke u justifikuar kështu se vajza e tyre ka lindur në vitin 2007, ndaj edhe numri pas është i justifikueshëm. Por, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo që nuk ka pasur asnjëherë kushtëzime në vendosjen e emrit të një të sapolinduri. Madje, gjykatat, kohët e fundit, kanë miratuar emra si Metallica, Superman, Mozilla dhe Google.
Emrat që më shumë u vihen fëmijëve në Maqedoni
Preferencat e shqiptarëve për t'i vënë emrat fëmijëve të tyre kanë ndryshuar. Emra fetarë të moderuar, apo edhe emra që tingëllojnë bukur në shqip janë disa nga tendencat e viteve të fundit, duke bërë kështu që tradita e trashëgimit të emrit të gjyshërve të jetë gjithnjë e më shumë e huaj. Po ashtu, edhe e toponimeve nga vendbanimet shqiptare, apo emra patriotikë. Por nuk mungojnë edhe emrat që frymëzohen nga serialet televizive dhe protagonistët kryesorë të tyre, si Ezel, Pollat, Ejshan, Elif e të tjera.
Në Maqedoni, shqiptarët janë kryesisht më pak të prirur për të "eksperimentuar" me variante emrash që përfitohen nga germat e para të emrave të prindërve, vendbanimit e kështu me radhë, thonë në zyrat e gjendjes civile në qytete të ndryshme. Po ashtu, edhe emrat ilir gjejnë përdorim, sidomos ato më pak të përdorur. Zonat ku më së shumti mund të gjesh emra të tillë janë Dibra, apo Struga dhe më pak në qytetet tjera.
Në Shkup, tendenca e emrave anon nga përkatësia fetare, në Tetovë ka një tendencë që anon sa nga emrat fetarë, po aq edhe kombëtarë, ndërsa në Gostivar dominojnë emrat shqip dhe më pak fetarë. Sipas statistikave zyrtare më të fundit, që i takojnë një publikimi të bërë deri para dy vitesh, në rajonin e Shkupit shqiptarët rëndom quhen Ramadan (mbi 3000 persona) dhe Emine (mbi 5500 femra). Bajram dhe Muhamet, apo Rexhep janë ndër tre emrat e preferuar, të pasuar nga Shaban, Bekim te meshkujt dhe tek femrat numërohen mbi 5000 Sara, Suzana, Fatime e të tjera. Ndërsa sipas të dhënave të marra nëpër shkolla, moshat më të reja quhen Joni, Urim, Arbër, por edhe Ajan, Diar, Miraxh, ndërsa tek femrat dominojnë emrat të tillë si Dua, Belkisa, Amra, Isra, Tara, Kanita.
"Emrat e rinj fetarë, apo edhe emrat që kanë kuptim në shqip janë disa nga emrat më të preferuar për zonën e Tetovës. Po ashtu, vihet re se ka gjithnjë e më pak emra që merren nga qytetet e Shqipërisë, apo emra patriotikë që po ashtu janë të rrallë.
Ajo karakteristikë që është në Shqipëri për formime emrash me bashkime germash nga emrat e prindërve me atë të mbiemrit tek ne nuk është praktikë", thotë Avni Alili, drejtues i sektorit të gjendjes civile në Tetovë. Në Gostivar dominojnë emrat shqip, ndërsa si më të përdorur vitet e fundit janë Leutrim, Diellza, Fjolla, Ermal, Valon, Jeton, Besa, Blerim dhe një numër i vogël i emrave me origjinë fetare si Muhamed, Amir.
Në Dibër dhe Strugë dominojnë prej vitesh emra shqiptarë, disi edhe më të veçantë sesa në zonat e tjera, si Bleta, Polen, Mirsije, Shkamb, Etnik, apo edhe të vjetër ilirë si Arion, që haset vitet e fundit.
Vënia e emrit të një fëmije ndikohet nga shumë aspekte, kulturore, sociale dhe rëndom reflektojnë mjedisin ku jetohet.
Sikur edhe ne, njëlloj si shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të largoheshim ca nga modernizmat e të afroheshim pak më shumë me identitetin tonë, nuk besoj se do të ishte keq.
Çfarë emri do t'i vendosni fëmijës tuaj?
- A
- B
- C
- D
- E
- F
- G
- H
- I
- J
- K
- L
- M
- N
- O
- P
- Q
- R
- S
- T
- U
- V
- X
- Y
- Z
ose
ose
Nuk dini cila eshte shenja juaj?
Cosmic Vibration
Compatibility
Baby Prediction
Ashburn, Virginia, United States