Astrologjia.com
Astrologjia
  • Astrologjia
    • Register
    • Login
    • Pricing
    • API
  • Home
  • Astro
    • Birth Chart Analysis
    • Dream Interpretations
    • Marriage Compatibility
    • Zodiac Signs Compatibility
    • Rising Sign Ascendant
    • Moon Phases
    • Numerology
      • Numerology
      • Pythagorean Square or Psychomatrix
    • Psychokinesis
      • Zener Cards
      • Guess Number
    • Biorhythm
      • Biorhythm Personal
      • Biorhythm Couple
    • Oracle
      • Mongolian Coin Oracle
    • Fortune Teller
      • Magic 8-Ball
    • Karma
      • Karma
      • Karmic Debt Number
      • Karmic Lessons Number
      • Past Life
      • Time of Birth
      • Reincarnation
    • Maternity
      • Pregnancy: Ovulation and Fertility
      • Baby Names
  • Chinese
    • Chinese Zodiac
    • BaZi: Four Pillars of Destiny
    • Fortune Cookies
    • I Ching Oracle
    • 9 Star Ki
    • Feng Shui
      • Kua Number
      • Ming Gua Number
      • Flying Star
      • Bone Weight at Birth
    • Baby Gender Predictor
  • Hindu
    • Chakras
    • Nakshatra
    • Mangal Dosha
    • Kundali Matching
    • Nakshatra Porutham
  • Articles
  • Quizzes
  • Tarot
Premium Membership

Shenjat e horoskopit të indianëve të Amerikës

  • Orion
  • 7984
  • 4385
Shenjat e horoskopit të indianëve të Amerikës

Horoskopi i indianëve të amerikës veriore i ka shenjat të lidhura me kafshët, karakteristikat dhe mënyrat e jetesës së tyre janë ideale për të simbolizuar ardhmërinë dhe personalitetin e njerëzve. Zbulojeni kafshën që i përket shenjës suaj sipas astrologjisë indiane dhe më pas zbuloni ardhmërinë tuaj. Horoskopi indian është shumë i vjetër dhe është shumë i lidhur me elementët e natyrës.


Sokoli (Dashi) 21/3 - 19/4

Tiparet: dinamik

Sokolin është shumë e vështirë për ta zbutur ngase ai është simbol i lirisë dhe pavarësisë. Njerëzit e lindur në këtë shenjë gjithmonë janë të gatshëm për aksion dhe kanë dëshirë të hatashme për të përjetuar aventurat. Shumë shpesh janë iniciues, dëshirojnë t'i udhëheqin të tjerët, por kohë pas kohe dinë të jenë shumë impulsivë. E kanë të vështirë që në një rreth ta ruajnë identitetin e tyre.

Kastori (Demi) 20/4 - 20/5

Tiparet: sinqeriteti

Shkaku i nevojave të tij për t'u siguruar, kastori simbolizon varësinë dhe komforin. Adhuron të jetë pronar i gjërave të çmuara, kjo e qetëson. Po ashtu janë të palodhshëm, të qëndrueshëm dhe të durueshëm. Janë të njohur për durimin e tyre pakufi.

Dreri (Binjakët) 21/5 - 20/6

Tiparet: forca

Kurrë nuk janë të qetë dhe nuk lodhen kurrë, prandaj personave që janë të lindur me këtë shenjë u jepet përshtypja se janë shumë inteligjentë dhe shpresojnë se me veprat e tyre mund t'i ndryshojnë gjërat. Po ashtu janë shumë zemërgjerë dhe janë kureshtarë, janë kreativë dhe intuitivë.

Qukapiku (Gaforrja) 21/6 - 21/7

Tiparet: ndjeshmëria

Personat e lindur në shenjën e qukapikut gjithmonë kërkojnë siguri dhe mbrojtje dhe shpesh janë të brengosur shkaku i ndjeshmërisë së tyre. Adhurojnë shtëpinë e tyre dhe janë shumë të ndjeshëm. Posedojnë imagjinatë të bujshme dhe vuajnë nga ndryshimi i rrënjësishëm i disponimit. Qëllimi jetësor i tyre është të jetojnë në harmoni me të tjerët.

Salmoni (Luani) 22/7 - 21/8

Tiparet: vetëbesimi

Forca dhe pasioni i brendshëm i salmonit njerëzve të lindur në këtë shenjë u fal fuqi të kapërcejnë të gjitha sfidat dhe vështirësitë me krenari. Pra janë shumë krenarë, spontanë dhe të vendosur. Janë të guximshëm, ambiciozë dhe janë të etshëm për sukses. Janë të vendosur si udhëheqës. Në jetë dëshirojnë të dominojnë ngase aty janë më të mirët.

Ariu (Virgjëresha) 22/8 - 21/9

Tiparet: praktikë

Ariu i murrmë është një krijesë e turpshme dhe e butë. Njerëzit e lindur me këtë shenjë më së miri ndihen kur janë të rrethuar me jetë të organizuar, që e parashohin dhe mund ta kontrollojnë si më së miri. Janë diskretë, kanë ndjenjë për detaje dhe shpesh janë të përsosur. Toleranca dhe optimizmi janë ana e fortë e tyre.

Korbi (Peshorja) 22/9 - 22/10

Tiparet: diplomacia

Njerëzit që janë të lindur në këtë shenjë posedojnë një fuqi të madhe, e cila u lejon atyre të merren me gjithçka. Janë socialë, sharmantë dhe të shoqërueshëm dhe rrallë mbeten të vetëm. Janë inteligjentë, të mençur dhe mistikë.

Gjarpri (Akrepi) 23/10 - 22/11

Tiparet: mbijetesa

Në shumë kultura gjarpri do të thotë respekt ngase konsiderohet mbrojtës i mistereve të jetës. Personat e lindur në këtë shenjë posedojnë aftësi të gjykimit të gjërave dhe kanë një intuitë shumë të zhvilluar, po ashtu janë ekspertë për shpirtin e njeriut. Janë shumë realë dhe vështirë të kontrollohen nga të tjerët.

Bufi (Shigjetari) 23/11 - 21/12

Tiparet: shkathtësia

Në kulturat antike bufi ka simbolizuar shkathtësinë dhe dijen. Personat e lindur në këtë shenjë dallohen për nga spontaniteti, entuziazmi dhe idealizmi. Gjithmonë janë një hap përpara, shohin në thellësi, janë kureshtarë, të shoqërueshëm dhe të besueshëm.

Pata (Bricjapi) 22/12 - 19/1

Tiparet: këmbëngulja

Personat e lindur në shenjën e patës posedojnë një ndjenjë për garë dhe janë këmbëngulës. Zakonisht kanë plane të mëdha, por me hapa të sigurt mbërrijnë shumë larg. Moto e tyre është: "Uji i qetë pushton brigjet". Janë të kujdesshëm, të pavarur dhe mirë përshtaten me situatat e krijuara. Personat që i duan i mbrojnë nga të tjerët.

Vjedulla (Ujori) 20/1 - 18/2

Tiparet: kreativiteti

Vjedullat janë kafshë të lumtura, prandaj personat e lindur në këtë shenjë i karakterizon stimulimi intelektual, shpirti i lirë dhe kreativiteti. Posedojnë shkathtësi të theksuara verbale. Shkaku i idealeve të larta nga të tjerët kërkojnë më tepër se që mund t'u ofrojnë ata. Mbi të gjitha kërkojnë të vërtetën.

Ujku (Peshqit) 19/2 - 20/3

Tiparet: ndershmëria

Edhe pse duket që ujku të jetë shumë i fuqishëm, ai po ashtu është i frikësuar dhe i kujdesshëm. Personat e lindur në këtë shenjë janë shumë të prerë me të tjerët dhe janë shumë të sinqertë. Qëllimi kryesor i tyre është ta gjejnë dhe ta ruajnë dashurinë.

Nuk dini cila eshte shenja juaj?

Dita Muaji Viti

Biorhythm

Personal Biorhythm Couple Biorhythm

Tarot

Tarot Card Reading

Cosmic Vibration

Karma
Karma
Numerology
Numerology

Compatibility

Kundali Matching
Kundali Matching
Marriage Compatibility
Marriage Compatibility

Chakras

Chakras

Baby Prediction

Baby Names
Baby Names
Baby Gender Prediction
Baby Gender

Astro Prediction

Dream Interpretations
Dreams
Past Life
Past Life
Thursday, February 2, 2023 3:25am
Ashburn, Virginia, United States

Feng Shui

Kua Number
Kua Number
Flying Star
Flying Star

Quizzes

What kind of Wife are you?
What kind of Wife are you?

Chinese Zodiac

Chinese Zodiac

BaZi: Four Pillars Of Destiny

BaZi: Four Pillars Of Destiny

I Ching Oracle

I Ching Oracle

Advertisements

Forecasters: All about horoscopes
Astrologjia.com
Terms of use | Privacy Policy | Contact us |
Copyright © 2013-2023 Astrologjia LLC