Fjalori i Astrologjisë

Astrologjia është shkenca e yjeve. Shpjegimi i trupave qiellorë dhe i lëvizjeve të tyre rrethore për të përcaktuar ndikimin e tyre në karakterin njerëzor, sjelljen dhe eksperiencën. Astrologjia është përcaktuar edhe si gjuha e simboleve. Astrologjia bazohet në bindjen se trupat qiellorë formojnë figura të cilat mund të tregojnë karakterin ose të ardhmen e një njeriu. Astrologët thonë se pozicioni i saktë i planetëve dhe shenjat e zodiakut që përkojnë me momentin kur lind një njeri, mund të ndikojnë në jetën e tij.
Afërdita: Në astrologji Afërdita është planeti i dashurisë, i dhemshurisë, i arteve, i bukurisë, i estetikës dhe i kënaqësisë. Afërdita komandon dy shenja Demin dhe Peshoren. Kur Afërdita ndodhet në diagramën e lindjes së dikujt, personi ka tendencë të jetë miqësor, flirtues, i aftë nga ana shoqërore dhe ka një sharm personal të madh. Ndikimi i Afërditës bën që personat të kenë tendëncë për ektravagancë, paqëndrueshmëri, abuzime, krenari dhe narsicizëm.
Ajri: Është një nga katër elementet e zodiakut ku shenjat janë të ndara në grupe. Binjakët Peshorja dhe Ujori janë shenja ajri dhe përbëjnë trialitetin e ajrit. Në astrologji ajri simbolizon intelektin, llogjikën dhe komunikimin.
Akrepi: Shenja e tetë e zodiakut, në të cilën Dielli kalon çdo vit nga 23 Tetori deri në 21 Nëntori. Akrepi ka si element ujin dhe është shenjë fikse. Kjo shenjë komandohet nga Plutoni, por disa astrologë mendojë se kanë edhe Marsin si bashkëudhëheqes. Të lindurit në shenjën e Akrepit janë sensuale, emocionalë, imagjinues dhe mbajnë sekrete.
Aspekt: Marrëdhëniet gjeometrike midis planetëve në hartën e lindjes, që tregon harmoninë, sfidat, sforcimet, lehtësinë apo fuqinë.
Astrologjia Mjekësore: Astrologjia e zbatuar për çështje shëndetësore, mirëqënien, ushqimimin, prekjen nga disa sëmundje. Shënjat e zodiakut korrespondojnë me pjesë të ndryshme të trupit, gjithashtu dhe sëmundjet e lidhura me to. Edhe pse astrologjia moderne e hedh poshtë lidhjen e mjekësisë të praktikuar nga astrologjia lidhja midis astrologjisë dhe trupit njerësor është një guidë e vlefshme për mirëqënien trupore.
Astrologjia Mondane: Astrologjia e përditshme. Degë e astrologjisë që merret me parashikime botërore, lëvizje politike, etj etj duke u bazuar në rretullimet e planeteve.
Astrologjia: Origjina nga një fjalë greke që mund të përkthehet shkenca e yjeve. Shpjegimi i trupave qiellorë dhe i lëvizjeve të tyre rrethore për të përcaktuar ndikimin e tyre në karakterin njerëzor, sjelljen dhe eksperiencën.
Binjakët: Shenja e tretë e zodiakut, në të cilën Dielli kalon çdo vit nga 21 Maj deri në 20 Qershor. Binjakët si element kanë Ajrin dhe janë shenjë e paqëndrueshme. Kjo shenjë komandohet nga planeti i Mërkurit. Të lindurit nën këtë shenjë janë të shkathët, të gjithanshëm, të zgjuar dhe me dhunti në komunikim.
Bricjapi: Është shenja e dhjetë e zodiakut ku Dielli kalon çdo vit nga 22 Dhjetori deri një 19 Janar. Bricjapi si element ka Tokën dhe është kardinal. Kjo shenjë komandohet nga Saturni. Të lindurit nën këtë shenjë janë të disiplinuar, të përgjegjshëm, ambiciozë të vendosur dhe shumë punëtorë.
Cep: 1. Pika në të cilën fillon një shenjë zodiake fillon. Pesonave që iu thonë se kanë "lindur në cep" iu thonë kështu sepse kanë lindur afër fillimit apo fundit të një shenje astrologjike. Personat të lindur në cep shpesh herë kanë karakteristika të të dyja shenjave që ndodhen pranë. 2. Pika apo vija në horoskop ku shënon fillimin e një shtëpie.
Dashi: Është yjësia e parë e zodiakut, në të cilën kalon Dielli çdo vit nga 21 Marsi në 19 Prill. Dashi ka si element zjarrin dhe është kardinal në cilësi. Shenja e simbolizohet nga dashi, dhe komandohet nga planeti Mars. Të lindurit nën shenjën e Dashit karakterizohen janë impulsivë energjikë, që nxehen shpejt dhe nga aftësia komanduese.
Dekanat: Ndryshe e njohur Dekan. Një nënndarje prej 10° e zodiakut që ndan çdo shenjë astrologjike në tre pjesë prej pothuasje 10 ditësh. Çdo shenjë ka tre dekanate dhe në total 36 dekanate në gjithë zodiakun. Çdo dekanat ka një planet që e komandon, dhe që quhet nënkomandues, dhe që simbolizohet nga një yjësi. Dekanatët nevojiten për të përmirësuar dhe theksuar cilësi të caktuara dhe tipare të karakterit që i përkasin shënjes në tërësi.
Demi: Është yjësia e dytë e zodiakut, në të cilën Dielli kalon çdo vit nga 20 Prilli deri ne 20 Maj. Demi ka si element tokën dhe si cilësi ka qëndrueshmërinë. Shenja simbolizohet nga demi dhe komandohet nga Afërdita. Të lindurit nën këtë shenjë janë njerëz praktikë, artistikë, të dashur, të vendosur, dhe nuk i pëlqejnë ndryshimet.
Dielli: Në astrologji Dielli përfaqëson egon, idividualitetin, fuqinë e vetvetes, dhe dëshirën e vetëdijshme. Shenja që Dielli ishte duke kaluar gjatë kohës së lindjes së dikujt quhet shenja Diellore. Shenja Diellore komandon mënyrën dalluese të dikujt dhe e udhëzon atë drejt qëllimeve të tija/saja. Në shumë mënyra Dielli përcakton sesi bota lidhet me lindjen. Në zodiak Dielli komandon shenjën e Luanit.
Dispozitor: Term që përdoret për emërtimin e një komanduesi të një shënje, në të cilën shfaqet një shënjë tjetër. Psh: nëse në hartën e lindjes të Mërkurit është Shigjetari, Jupiteri që komandon Shigjetarin, quhet dispozitori i Mërkurit.
Drejt: Lëvizja me drejtim përpara e planetëve në orbitat e tyre në gjithë shenjat e zodiakut. Lëvizja e drejtë është trajektorja nomale e planetëve. Në kohë të ndryshme ka ndodhur që planetët që kenë lëvizur prapa në orbitën e tyre, dhe që quhet levizje prapavajtëse. Lëvizja prapavajtëse e një planeti është një iluzion optik që shkaktohet këndi i vrojtimit nga toka.
Efimeri: Nga greqishtja, i përditshëm. Është një kalendar që mban në listë pozicionet e Diellit, Hënës dhe planetëve për çdo ditë të vitit.
Ekliptiku: Një qark shumë i madh në qiell që shënjon itinerarin vjetor të Diellit rreth Tokës. Ekliptiku është orbita e Diellit kur shikohet nga Toka, se në të vërtetë është Toka që retullohet rreth Diellit, dhe se ekliptiku është orbita e Tokës rreth Diellit. Rripi i ngushtë rrethor në qiell që ka ekliprikun mu në qendër është quajtur zodiak.
Ekuatori qiellor: Ekuatori i Tokës i projektuar në sferën qiellore.
Ekuinoksi: Nga latinishtja që do të thotë natë e barabartë. Dy pikat gjatë vitit ku ekliptiku kryqëzohet me ekuatorin qiellor, dhe dita e nata kanë të njëjtën kohështrirje. Ekuinoksi pranveror ndodh kur Dielli hyn në shënjën e Dashit, kurse ai i vjeshtës ndodh në shënjën e Peshores, në 20/21 Mars dhe 22/23 Shtator.
Elementet: Katër substancat bazë janë zjarri, toka, ajri dhe uji ku janë të grupuara shenjat e zodiakut. Shenjat e zjarrit janë energjike dhe entuziaste, shenjat e tokës janë praktike dhe të qëndrueshme, shenjat e ajrit janë komunikuese dhe intelektuale dhe shenjat e ujit jane emocionale dhe imagjinuese.
Emfazat e hemisferës: Rrethi i horoskopit është i ndarë në katër hemisfera, veri, jug, lindje, perëndim. Në hartën e lindjes epërsia e planetëve në hemisferën e sipërme tregon se personi është i hapur i komunikueshëm dhe shumë shoqëror, kurse në epërsi në hemisferën e poshtme tregon se personi është më i rezervuar pra e kundërta e të sipërmes. Nëse epërsia është në të majtën, në lindje, tregon ndikimin e personit në botë, dhe nëse epërsia ndodhet në të djathtë e kundërta ndikimi i botës te personi.
Epokë astrologjike: I njohur ndryshe si Muaji i Madh. Një hark kohor prej pothuajse 2.150 vitesh, gjatë ekuinoksit pranveror dhe që kalon komplet 30° e një shënje të zodiakut. Ky fenomen njihet ndryshe si Përparësia e Ekuinokseve, shkaktohet nga lëvizja e ngadaltë por konstrante e lëvizjes së Tokës në boshtin e saj. Astrogogët besojnë se në fund të shekullit të njëzetë bota la pas Epokën e Peshqve dhe hyri në Epokën e Ujorit. Vit i Madh është periudha kohore që nevojitet që ekuinoksi pranveror të bëjë një rrotullim komplet në të gjitha shenjat e zodiakut, e cila si periudhe zgjat rreth 25,800 vjet.
Gaforrja: Kjo është shënja e katërt e zodiakut, në të cilën Dielli kalon çdo vit nga 21 Qershori deri në 22 Korrik. Gaforrja ka si element Gaforrja ka si element ujin dhe komandohet nga Hëna. Të lindurit nën këtë shenjë janë imagjinues, emocionalë, të ndjeshëm, besnikë dhe kapriçozë.
Gjatësi gjeografike: Distanca nga lindja në perëndim në sipërfaqen e Tokës, e matur në gradë nga meridiani i parë i cili ka gjatësi gjeografike 0°. Meridiani i parë që quhet Grinuiç është një vijë vertikale që fillon nga Poli i Veriut, kalon nga Grinuiçi i Anglisë dhe përfundon në Polin e Jugut. Gjatësia gjeografike paraqet edhe ndryshimet në kohë, dmth. çdo 15° gjatësi gjeografike është e barabartë me një orë.
Gjeocentrik: Nga greqishtja gji-gjeo = tokë edhe centrum = qendër. E parë apo e matur nga qendra e Tokës. Koncepti i Tokës si qendra e gjithë universit, është pikëmatja klasike e astrologjisë, që konsideron Tokën të jetë qendra e eksperiencave njerëzore dhe që studjon pozicionin e trupave qiellorë ashtu siç duken nga Toka. Shumica e horoskopeve janë gjeocentrikë, por ka dhe astrologë modernë që punojnë me sistemin heliocentrik, që ka si qendër Diellin.
Gjerësia gjeografike: Distanca e veriut apo e jugut nga ekuatori i Tokës i matur në gradë. Ndarjet e gjerësisë gjeografike janë të paraqitura në hartë me vija horizontale paralele. Ekuatori është 0° gjerësi gjeografike, Poli i Veriut është 90° gjerësi gjeografike veriore, Poli i Jugut 90° gjerësi gjografike jugore. Që të llogaritet një hartë lindjeje e saktë një astrolog duhet të dijë gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike të të lindurit.
Glif: Hieroglif, simboli astrologjik i shkruajtur për një planet apo shenjë zodiake. Glifi ka kuptim simbilik, për shembull rrethi përfaqëson botën shpirtërore, gjysmë rrethi përfaqëson shpirtin, kryqi përfaqëson botën materiale.
Harta e kthimit hënor: Një parashikim në momenin kur Hëna kthehet në gradën fikse që ka qënë në monentin e lidjes së një personi. Kjo përdoret për parashikimin e tendencave të personit për muajin në vijim.
Harta e lindjes: Është një skicë e qiellit që quhet horoskop që ka të shënuar pozicionin e trupave qiellorë ku kanë qënë të vendosur në momentin e lindjes së dikujt. Në hartën e lindjes Zbritësi, Ylli në ngjitje, është shenja astrologjike që ishte në ngjtije në horizontin lindor në momentin e lindjes. Ylli ngjitës është gjithashtu Shtëpia e Parë në hartën e lindjes dhe si rrjedhojë shtëpitë pranë njihen si shtëpitë e lindjes. Harta e lindjes është shumë personale dhe shumë astrologë mendojnë se përmban përshkrimin e vërtetë të dikujt.
Harta Horare ose Harta e Orës: Nga fjala greke që do të thotë orë. Kjo është një përllogaritje speciale e horoskopit në momentin që një pyetjë është bërë, që është e kundërta e hartës së lindjes që përllogaritja bëhet në momentin e lindjes. Teoria prapa astrologjisë horare thotë që midis kosmosit dhe mendjes njerëzore ekziston mirëkuptimi, prandaj kur një pyetje bëhet pozicioni i planeteve në atë moment mund të ndihmojë t'i përgjigjet asaj pyetje.
Heliocentrik: Nga fjala greke helios, që do të thotë diell dhe kentron, që do të thotë qendër. E parë apo e matur nga qendra e Diellit. Që nga vdekja e Nikolla Kopernikut në 1543 koncepti i njerëzimit për unieversin ka qënë heliocentrik, dmth me pak llafe që sistemi ynë diellor ka Diellin në qendrën e tij. Historia e astrologjikë ka filluar shumë kohë para kësaj kur njerëzit mendonim se bota ishte gjeocentrike. Meqë astrologjia ka lidhje me lëvizjet qiellore në mënyrën sesi perceptohen nga njerëzit në Tokë dhe nga mënyra sesi ato vrojtohen nga Toka, edhe astrologjia moderne vazhdon të funksionojë me sistemin gjeocentrik. Harta heliocentrike përdoren dhe kombinohen me ato gjeocentriket.
Hëna: Në astrologji përfaqëson emocionet, instiktet, ndjeshmërinë dhe subkoshencën. Shpesh herë quhet parimi femëror. Shenja që Hna po kalonte në kohën që dikush po lindte njihet si shenjë Hene, dhe që ka rëndësi si efekt pas e dyta nga rëndësia dmth pas shenjave së Diellit. Shenjat e Henës kanë të bëjnë me emocionet, spontanitetitin, subkoshencën dhe pjesët e fshehura të personalitetit Në zodiak Hëna komandon Gaforren.
Horizonti: Në një horoskop, linja që kryqëzohet me rrethin nga lindja në perëndim dhe ndan rrethin në dy pjesë gjysmën e sipërme dhe gjysmën e poshtme.
Horoskopi: Nga fjala greke orë dhe vrojtues. Diagrama e qiejve, kryesisht ajo pjesë e hartës që quhet zodiak, ku përfshihen pozicionet e Diellit, Hënës dhe planetëve siç shfaqen në një moment të caktuar në lidhje me Tokën. Fjala horoskop gjithashtu i referohet analizës dhe interpretimit të kësaj diagrame.
Hyrja: Hyrja e Diellit apo Hënës apo cilido planet që hyn në shenjën e zodiakut.
Imun Koeli: Nga latinishtja pjesa më e ulët e qiellit, Nadiri.
Jupiteri: Në astrologji Jupiteri është shenja e fatit, i shtirjes, e urtësisë dhe begatisë. Ky planet njihet si Fati i Madh kurse si Fati i Vogël njihet Afërdita. Jupiteri komandon Shigjetarin. Kur Jupiteri është prezent në diagramën e lindjes së dikujt, personi në fjalë ka mundësi të jetë i pëlqyer, i gëzuar, i suksesshëm në karrierë. Por ndikimi i tij mund të jetë edhe për ekstravagancë dhe për besim të tepëruar.
Këndet: Katër pikat e kryesore në horoskop që ndajnë horizontin dhe meridianët. Katër pikat janë Ngjitësi, Nadiri, Imum Coeli, Zbritësi, Gjysmëkupa Qiellore, Medium Coeli. Këto janë pikat më kryesore dhe më të ndjeshme të hartes së lindjes. Planetët që ndodhen sipër ose pranë këtyre katër pikave kanë ndikim të madh në personalitetin e atij personi dhe imazhin publik.
Kryqi i madh: Ky është motivi më i rrallë në horoskop, që krijohet nga dy palë planetësh ballë për ballë, që të katërt këta formojnë pamjen e një katrori. Ky motiv formon një kryq në hartën e lindjes. Ky kombinim është një trajtë shumë e vështirë dhe e komplikuar që shpesh tregon një personalitet obsesiv dhe të papërshtatshëm por ama pëfaqëson energjinë dinamike, intesitetin dhe forcën.
Kupa qiellore: Ndryshe thuhet Medium Coeli. shkurtimisht M.C. Një nga katër këndet në një horoskop. Kupa Qiellore, që shënon fillimin e Shtëpisë së Dhjetë, është në anën e kundër të Nadirit. Kupa Qiellore përfaqëson ambicjenm idetë, dhe imazhin publik. Planetet sipër apo pranë Kupës Qiellore tregojnë se i linduri ka shumë gjasa të lërë shënjën e tij në botë.
Luani: Është shenja e pestë e zodiakut ku Dielli kalon çdo vit nga 23 Korriku deri në 22 Gushti. Luani si element ka zjarrin. Pesonat e lindur nën këtë shenjë konsiderohen si shenja e bollëkut e krijimtarisë janë egocentrikë dhe kanë afrësi për shfaqje publike.
Marsi: Në astrologji Marsi konsiderohet si planeti i energjisë, i forcës i dëshirës seksuale, dhe agresionit. Marsi komandon shenjën Dashit. Kur Marsi është i pranishëm në diagramën e lindjes së dikujt, personi është aktiv, guximtar, pasionant dhe me iniciativë. Gjithasthu këta persona janë të prirur nga padurimi, inati, grindjet dhe aksidentet.
Medium Koeli: Nga latinishtja që do të thotë në mes të qiellit, Kupa Qiellore.
Meridian: Në një horoskop, është linja që kryqëzohet me rrethin nga veriu në jug dhe e ndan në anën e djathtë dhe anën e majtë. Vija e meridianit në horoskop lidh Nadirin me Kupën Qiellore.
Muaji hënor: Momenti i bashkimit të Diellit dhe Hënës, me pak fjalë dmth, Hëna e Re. Muaji Hënor është edhe periudha që nga Hëna e Re deri në Hënën tjetër të re, që është pothuajse 29 ditë.
Muaji i madh: Shiko epoka astrologjike.
Shenje e paqendrueshme: Një nga tre cilësitë në të cilën janë të ndara në grupe shenjat e zodiakut. Tre cilësitë janë, kardinal, fikse, dhe i paqëndrueshëm. Binjakët, Virgjëresha Shigjetari, dhe Peshit formojnë kuatralitetin e paqëndrueshëm. Në astrologji cilësia e paqëndrueshme përfaqëson, përshtatjen, shkathtësinë e mendjes elasticiletin dhe pranimit të ndyshimeve.
Nadiri: Në latinisht Imum Coeli, pjesa më e ulët e qiejve, shkurtimisht I.C. Një nga katër këndet në horoskop. Nadiri, i cili shënon fillimin e shtëpisë së katërt, është pika në një hartë lindjeje në anën e kundërt të Kupës së Qiellit. Nadiri përfaqëson fillimet e njeriut dhe rrënjet e tij psikologjike, prindërit, jetën shtëpiake, dhe çfarë trashëgon nga brezat e mëparshëm. Planetet sipër apo pranë Nadirit tregojnë motivimet e pavëdijshme të veprimeve të personit.
Ndërthurje: Ndërthurja është një aspekt shumë i fuqishëm në astrologji në të cilën dy ose më shumë planete, janë në të njëjtën gradë ose 10° larg nga njëri-tjetri. Ndërthurja në horoskop shfaq në ndikim të madh dhe natyra e tij varet nga planet që marrin pjesë.
Neptuni: Në astrologji Neptuni është Planeti i iluzionit, imagjinatës, dhe misticizmint. Neptuni komandon shenjën e Peshqve. Nëse dikush lind nën shenjën e Neptunit, pesoni do të jetë artistik, vizionar, mendjemprehtë dhe i interesuar në çeshtje spirituale. Por mund edhe të jenë persona që ikin nga realititi dhe rë kenë vështirësi të ndajnë realen nga fantazia si dhe probleme psiqike.
Nyjet: Dy pikat veri dhe jug ku orbita e Hënës dhe e cilido planeti tjetër kryqëzohet me ekliptikun, rrugën e diellit. Nyjat zakonisht i referohen nyjave të Hënës që quhen nyja hënore.Në astologjinë klasike nyja e veriut quhet "Koka e Dragoit" dhe nyja e jugut "Bishti i Dragoit". Ky ëmërtim ndodh sepse më parë besohej se ishte një dragua gjigand qiellor që gëlltiste Hënën gjatë eklipseve te saj.
Pasardhës: Një nga katër këndet në horoskop, katër më të rëndësishmet në hartën e lindjes. Pasardhësi, që shënjon fillimin e Shtëpisë së Shtatë, është pika në hartën e lindjes në anën e kundërt të Zbritësit. Pasardhësi përfaqëson fuqinë e personit në marrëdhëniet shoqërore dhe romantike, planetët që ndodhen sipër ose pranë Pasardhësit tregojnë se personi mund të ketë një avantazh në këto çeshtje.
Peshorja: Është shenja e shtatë e zodiakut, në të cilin Dielli kalon çdo vit nga 23 Shtatori deri në 23 Tetor. Peshorja ka si element Ajrin dhe është kardinale. Kjo shenjë komandohet nga Afërdita. Të lindurit nën këtë shenjë janë paqësorë, artistikë, të aftë nga ana shoqërore dhe kanë mundësi t'i shikojnë të dyja anët e një çështjeje.
Peshqit: Është shenja e dymbëdhjetë e zodiakut, në të cilën Dielli kalon nga 19 Shkurti deri në 20 Mars. Peshqit si element kanë ujin dhe janë shenjë e paqëndrueshme. Kjo shenjë simbolizohet nga dy peshq dhe komandohet nga Neptuni. Të lindurit nën këtë shenjë janë emocionalë, romantikë, të përshtatshëm dhe ndikohehen lehtë.
Planetë modernë: Urani, Neptuni, Plutoni quhen kështu sepse janë zbuluar shumë më vonë. Urani më 1782, Neptuni më 1846 dhe Plutoni më 1930.
Plutoni: Në astrologji Plutoni është planeti i forcave rigjeneruese, të shkatërrimit, të asgjesimit dhe transformimit. Plutoni komandon shenjën e Akrepit dhe shpenzon mjaft kohë në çdo shenjë të zodiakut, dhe ndikimi i tij është më i dukshëm në një gjeneratë njërëzish sesa në një individ të vetëm. Ndikimi i tij është te nevoja e njeriut pët të dominuar dhe kontrolluar, ana pozitive është e dukshme në udhëheqësit e sukseshëm kurse anët negetive duken te diktatorët, gangsterat dhe kriminelët.
Pranimi reciprok: Ky term përdoret për të përshkruar marrëdhënien midis dy planetëve, kur që që dy ndodhen në shenjën që tjetri komandon. Psh. nëse në një hartë lindjeje, Dielli është te Peshorja dhe Afërdita te Luani, Dielli dhe Afërdita janë në pranim reciprok. Kjo "vizitë e njërit te e tjetrit" fuqizon forcën e të dy planetëve, sepse janë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Saturni: Në asrologji Saturni është planeti i disiplinës, i përgjegjësisë dhe përkufizimit. Planeti komandan shenjën e Bricjapit. Kur Saturni është prezent në diagramën e lindjes, i linduri në këtë shenjë është i kujdesshëm, i vendosur, i besueshëm, punëtor. Saturni munda t'i kthejë pesonat drejt pesimizmit, egoizmit dhe papërkulshmërisë.
Shenja aktive: Shenjat e zodiakut që i përkasin trialitetit të zjarrit dhe trialitetit të ajrit janë shenja aktive, dhe reciprokisht janë Dashi, Binjakët, Luani, Peshorja, Shigjetari dhe Ujori. Në astrologji këto shenja janë energjike, ekspresivë, aktivë dhe që më pikën më të fortë e kanë në vepra dhe jo në fjalë.
Shenja magnetike: Shenjat e zodiakut që i përkasin trialitetit të tokës dhe të ujit janë shenja magnetike, dhe reciprokisht janë Demi, Gaforrja, Virgjëresha, Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit. Në astrologji këto shenja janë shenja që marrin, që tërheqin, dhe që kanë fuqi të brendshme psikologjike.
Shenjë fikse: Një nga tre cilësitë në të cilën janë të ndara në grupe shenjat e zodiakut. Tre cilësitë janë, kardinal, fikse, dhe i paqëndrueshëm. Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori janë shenja fikse dhe formojnë kuatralitetin fiks. Në astrologji cilësitë fikse kanë kuptimin se personi është këmbëngulës, të devotshëm, të vendosur dhe të shkathët.
Shenjë kardinale: Një nga tre cilësitë sipas të cilës shenjat e horoskopit janë të ndara. Tre cilësitë janë, kardinal, fikse, dhe i paqëndrueshëm. Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi janë kardinal dhe formojnë kuatralitetin kardinal. Kur Dielli futet në këto shenja shënon fillimin e pranverës, pranverë, verë, vjeshtë, dimër. Në astrologji cilësia kardinale do të thotë se personi është me iniviative, aftësi drejtuese dhe aktiv.
Shigjetari: Është shenja e nëntë e zodiakut dhe Dielli kalon çdo vit në këtë shenjë nga 22 Nëntori deri në 21 Dhjetor. Shigjetari ka si elementin e tij zjarrin dhe është i paqëndrueshëm. Kjo shenjë simbolizohet nga një Harkëtar dhe komandohet nga planeti Jupiter. Të lindurit nën këtë shenjë janë njerëz që duan lirinë, kanë etje dhe kërkojnë dije, të hapur për ide dhe eksplorime të reja.
Shqetësim: Një aspekt i pafavorshëm apo armiqësisor midis planetëve në hartën e lindjes, që tregon tension, vështirësi ose mosmarrëveshje. Astrologët modernë i lidhin shqetësimet në hartën e lidhjes me probleme psikologjike që personat në fjalë të bejnë një përpjekje për t'i kaluar këto.
Shtepitë hënore: Ndarje e zodiakut në 28 apo 27 pjesë, e bazuar në ciklin Hënor prej 28 ditësh. Shtëpitë Hënore janë përdorur fillimisht në astrologjinë e botës lindore Kineze, Indiane, Arabe. Astrologjia Lindore, Fëmijët e Hënës, është e bazuar në ciklin hënor, ndërsa Astrologjia Perëndimore, Fëmijët e Diellit, është e bazuar në ciklin diellor.
Shtëpitë këndore: Katër shtëpitë në horoskop që pasojnë katër këndet janë shtëpia e parë, e katërt, e shtatë dhe e dhjetë. Në hartën e lindjes planete në ciliëndo nga këto shtëpi tregojnë se personi do të ketë mundësi të dominojë në botë.
Shtëpitë rënëse: Katër shtëpitë që vijnë menjëherë pas Shtëpive Pasuese dhe quhen sepse bien larg Shtëpive Pasuese dhe Këndore. Shtëpitë Rënëse janë shtëpitë nr Tre, Gjashtë, Nëntë dhe Dymbëdhjetë. Në hartën e lindjes planetët që ndodhen në sejcilën prej këtyre Shtëpive janë tregojnë se personi është mëndërisht aktiv dhe i aftë të komunikojë ide.
Shtëpitë: Dymbëdhjetë ndarjet e horoskopit që përfaqësojnë kategoritë e ndryshme apo aspekte të jetës. Megjithatë midis astrologëve ka mjaft debate përsa i përket shtëpive dhe kryesisht për ndarjen e tyre. Disa thonë se duhet të jenë tetë shtëpi. Janë shumë metoda për paraqitjen e shtëpive në astrologjinë moderne, mbi njëzetë mënyra. Dymbëdhjetë Shtëpitë e astrologjisë janë: Shtëpia e Parë Vetja. Shtëpia e Dytë Paratë dhe Pronësitë. Shtëpia e Tretë Komunikimi. Shtëpia e Katërt Fillimet dhe Jeta Familjare. Shtëpia e Pestë Kënaqësitë, Krijimtaria dhe Seksi. Shtëpia e Gjashtë Shërbimi dhe Shëndeti. Shtëpia e Shtatë Ortakëria dhe Martesa. Shtëpia e Tetë Vdekja dhe Ringjallja. Shtëpia e Nëntë Eksplorime Mendore dhe Udhëtime të Gjata. Shtëpia e Dhjetë Karrjera dhe Qëndrime Publike. Shtëpia e Njëmbëdhjetë Shoqëria, Shpresa dhe Dëshira. Shtëpia e Dymbëdhjetë Sekretet Pikëllimet dhe Shpërbërja
Teoria hermetike: Teoria e lashtë egjiptiane se qënia njerëzore është një miniature e kosmosit dhe që çdo gjë në natyrë ka njeriun paralel. Nga kjo teori, njeriu në mikrokosmo, kanë dalë 12 shenjat e zodiakut, ku çdo shenjë komandon a pjesë të trupit, një bimë, ngjyrë, gur të çmuar, kafshë, etj. Teoria hermetike është baza për leximin e dorës dhe fiziognominë, leximi i fytyrës.
Tërheqje: Një tërheqje reciproke midis dy shenjave.
Toka: Është një nga katër elementet: zjarr, tokë, ajër, ujë; nën të cilën grupohen shenjat e zodiakut. Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi janë shenja toke dhe pëbejnë trialitetin e tokës. Në astrologji, toka simbolizon praktikën, konservatorizmin, qëndrueshmërinë dhe materializmin.
Trekëndëshi i madh: Një motiv i pazakontë në horoskop ku tre planetë formojnë një trekëndësh të madh 120° nga njëri-tjetri. Por meqënëse trekëndëshi i madh nga natyra e tij thekson një element specifik psh. ujin apo zjarrin tregon një mosbalancim në hartën e lindjes. Megjithatë trkëndëshi është mjaf i favorshëm dhe përfaqësn krijimtari të madhe apo erengjinë, dhe zakonisht thotë se personi që ka një trekëndësh në hatën e lindjes do të jetë i bekuar me fat apo sukses.
Trupat qiellorë ndriçues: Në astrologjinë klasike kështu quheshin Dielli dhe Hëna. Tani me fjalën planete përfshihen edhe Dielli dhe Hëna.
Uji: Është një nga katër elementet: zjarri, toka, ajri, dhe uji. Uji është elementi i tre shenjave të cilat janë Gaforrja, Akepi dhe Peshqit ose ndyshe themi se përbëjnë trialitetin e ujit. Në astrologji uji përfaqëson emocionin, imagjinatën, ndjeshmërinë dhe spiritualitetin.
Ujori: Është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut në të vilën Dielli kalon çdo vit nga 20 Janari deri në 20 Shkurt. Ujori ka si element Ajrin dhe është shenjë fikse. Kjo shenjë komandohet nga Urani. Të lindurit nën këtë shenjë janë novaotorë, idealistë, humanitarë dhe intelektualë.
Urani: Në astrologji Urani është planeti i ndyshimit, i origjinalitetit, i trazirës dhe revolucionit. Urani komandon shenjën e Ujorit dhe kur është prezent në diagramën e lindjes së dikujt, pesoni ka tendencë të jetë i pavarur, shpikës dhe një mendje të pazakontë. Gjithashtu ndikimi i Uranit mund ta bëjë dikë të çuditshëm, rrebel dhe fanatik.
Virgjëresha: Është shenja e gjashtë e zodiakut në të cilën dielli kalon çdo vit nga 23 Gushti deri në 22 Shtator. Virgjëresha ka si element tokën dhe është shenjë e paqëndrueshme. Kjo shenjë komnadohet nga Mërkuri. Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës kanë afërsi dalluese janë të zellshëm, llogjikë, analitikë, intelektualë, kanë tendencë për të qënë kritikë.
Viti imadh: Shiko epoka astrologjike.
Yjësi: Grup yjesh të cilëve iu është vënë një emër në bazë të formave që krijojnë në qiell. Për njerëzit në lashtësi hartimi i yjësive ishte një metodë e paçmueshme për studimin dhe organizimin e universit.
Zbritësi: Njihet ndryshe si Ylli në ngjitje. Shenja e zodiakut që ishte në ngjitje në horizontin lindor në momentin e lindjes. Gjithashtu, këndi i saktë i yllit ngjitës në horizontin lindor në momentin e lindjes tregon pikën ku shënohet maja e Shëpisë së Parë në hartën e lindjes. Zbritësi apo Ylli ngjitës karakterizon mënyrën sesi njeriu i afrohet botës së jashtme. Nëse keni planete sipër apo pranë vijës së zbritësit në hartën e lindjes kjo do të thotë se keni fuqi në vetvete.
Zjarri: Është një nga katër elementet ku grupohen shenjat e horoskopit. Dashi, Luani dhe Shigjetari janë shenjat që përbëjnë trialitetin e zjarrit. Në astrologji zjarri ka kuptimin e energjisë agresivitetit, entuziazmit dhe impulsivitetit.
Burimi Shqipopedia
Nuk dini cila eshte shenja juaj?
Cosmic Vibration
Compatibility
Baby Prediction
Ashburn, Virginia, United States