Astrologjia tibetiane dhe 10 misteret e saj

E ardhur nga Azia, astrologjia tibetiane është shumë e lidhur me budizmin. Duke pasur në thelb Karman, kjo astrologji mund të thotë shumë për fatin e gjithkujt. Origjina, shenjat, elementët, etj, ja çfare duhet të dini për të.
1. Frymëzim i ardhur nga Azia
Astrologjia tibetane bazohet tek lëvizja hënore dhe tek ajo planetare. Ajo vjen nga dy rryma astrologjike: astrologjia hindu dhe ajo kinezë, ndërkohë që frymëzohet nga sistemi Buen, një besim para budist i Tibetit.
2. Karma si themel
Doktrina budiste e karmas është një nga parimet themelore të astrologjisë tibetiane. I quajtur ndryshe edhe ligji i shkakësisë, Karma kërkon të tregojë se fati jonë kushtëzohet nga veprimet tona. E thënë ndryshe çdo person është rezultat i veprimeve të veta.
3. Karma dhe yjet
Ndërkohë që Karma shpjegon influencën e veprimeve tona tek fati jonë, yjet nga ana e tyre na ndihmojnë të zgjedhim rrugën e duhur për të ecur përpara, na tregojnë pikat e forta dhe të dobëta të gjithsecilit, periudhat e favorshme kur duhen ndërmarrë sfida, etj.
4. Budizmi dhe astrologjia tibetiane
Duke u frymëzuar nga një degë e budizmit, lamaizmi, astrologjia tibetiane dhe budizmi janë shumë të lidhura me njëra tjetrën. Në fakt sipas traditës, të gjithë astrologët në Tibet ishin murgj. Thuhet edhe se Dalai Lama ka astrologë në rrethin e këshilltarëve të tij më të mirë.
5. Shenjat e horoskopit tibetian
Për të njohur shenjën astrologjike tibetiane duhet të bazohesh tek data e lindjes. Çdo vit është i lidhur me një shenjë dhe një element. Shenjat përputhen thuajse njësoj me shenjat kineze, përveç gjelit që quhet zogu.
6. Pesë elementet
Ndryshe nga astrologjia perëndimore, astrologjia tibetiane bazohet tek sistemi kinez i pesë elementëve si: druri, zjarri, toka, metali dhe uji. Çdo shenjë ka nga një element me anë të të cilit përcaktohet portreti yjor. Shenjat ndryshojnë çdo vit, por elementët ndërrohen çdo dy vite, çka përbën një cikël prej 60 vitesh.
7. Mjekësia tibetiane
Dikur mjekësia dhe astrologjia ishin të pandashme. Në traditën tibetiane e quajnë atë edhe astar-shkencë. Me pak fjalë, astrologjia jep dijen dhe mjekësia metodën. Të dyja së bashku ato ndihmojnë për të kuptuar më mirë gjithçka.
8. Kalendari zyrtar tibetian
Është shkolla e mjekësisë dhe astrologjisë tibetiane "Tibetian Medical and Astro Institute" e Dharamsala ajo që publikon kalendarin zyrtar tibetian me ditët e festave dhe ceremonitë. Kjo për të treguar sesa të lidhura janë astrologjia dhe mjekësia tibetiane.
9. Almanach: ditë të favorshme apo jo
Përveç kalendarit zyrtar, shkolla e mjekësisë dhe astrologjisë tibetiane publikon dhe atë që quhet Almanach. Ai përmban informacione të rëndësishme për të praktikuar astrologjinë tibetiane dhe informon mbi të dhënat e favorshme apo jo për çdo ditë të vitit.
10. Orakulli tibetian
E quajtur ndryshe edhe Mô, orakulli tibetian është një mjet zbulimi ne Tibet. Ai praktikohet me ndihmën e dy degëve dhe bazohet tek thënia e gjashtë rrokjeve te Mantras (AH, RA, PA, STA, NA, DHIH). E përcaktuar si një mjet mendimi, Mantra është një mbështetje meditimi për budistët që thonë të njëjtat rrokje sipas një ritmi të caktuar. Orakulli tibetian ndihmon atë që e praktikon të marrë ide e përgjigje për t'i menaxhuar më mirë ditët, muajt dhe vitet në vijim.
Nuk dini cila eshte shenja juaj?
Cosmic Vibration
Compatibility
Baby Prediction
Ashburn, Virginia, United States